Zemërimi ka shpërthyer në Gjermani, pasi pasardhësi i kancelares Merkel, Armin Laschet u filmua duke qeshur në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet në vend.
Guvernatori i Reno-Vestfalia u shfaq duke qeshur me disa politikanë të tjerë, ndërsa presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier jepte një deklaratë për shtyp në mbështetje të personave të dëmtuar.
Gjermania prej ditësh është goditur nga moti i keq dhe përmbytjet që iu kanë marrë jetën mbi 150 personave.
German president Steinmeier delivers a sombre speech about help for communities devastated by floods while in background CDU chancellor candidate Armin Laschet appears to laugh himself silly about some joke:pic.twitter.com/gaGtqnLG8w
— Jeremy Cliffe (@JeremyCliffe) July 17, 2021