Ka përfunduar mbledhja e Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike, e cila filloi ditën e sotme në orën 12:00 dhe kishte në fokur 3 pika kryesore.
Së pari u miratuan të gjitha ndryshimet e statutit të propozuara nga Kryetari i partisë, Lulzim Basha. U miratua po ashtu analiza e zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga ana tjetër, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar u bë dhe votimi i 300 anëtarëve të rinj të Këëshillit Kombëtar në një listë prej 600 kandidatësh për këto vende.
Pritet që rezultati të shpallet ditën e nesërme, pas numërimit të votave që do të tregojnë më pas se kush janë 300 anëtarët e rinj të cilët do të ‘qeverisin’ në Këshillin Kombëtar të PD-së.
“Mendohet se rezultati përfundimtar do ta kemi ditën e nesërme në orët e mëngjesit. Ata që bënë më shumë bujë ishin fjalimet e Mark Markut dhe Bujar Leskajt. Marku tha se nëse vazhdohet me këtë strategji atëherë do të rrezikojnë të humbin përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa Bujar Leskaj mori përsipër përgjegjësinë e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, për sa i përket qarkut të Vlorës. Nga ana tjetër Fatbardh Kadilli ironizoi me largimin e Bashës përpara se ai të merrte fjalën , duke thënë se shpreson që Bashës mos t’i ketë ardhur ora e gjumit,” raportoi gazetarja e Fax News, Lusi Përgjegji nga Selia Blu.
Rikujtojmë se tre nga fjalimet që ranë më shumë në sy këtë mbledhje ishin ato të Fatbardh Kadillit, Bujar Leskajt dhe Mark Markut. Marku bëri thirrje që strategjia që po ndjek PD të ndryshohet, në mënyrë që të mos përsëritet humbja në 25 prill. Ndërsa Fatbardh Kadilli nuk e priti mirë largimin e Bashës nga mbledhja pak para se ai të merrte fjalën. Kadilli ironizoi me kryetarin duke thënë ‘shpresoj që nuk iku se i erdhi orari i gjumit’. Nga ana tjeter, Bujar Leskaj mori persiper pergjegjesine e rezultatit negativ ne qarkun e Vlores.