Qëllimi i klanit mafioz Doshi-Beqja, është që drejtoritë rajonale në Qarkun e Shkodrës, të krijohen e funksionojnë si “pashallëk autonom” brenda pushtetit mafioz “Rilindja”, por jo pa dijeninë dhe interesin e Edi Ramës, mbasi siç dihet, projektet, fondet, tjetërsimin e pasurive publike, licensat, PPP-të, drejtorët rajonalë dhe lidhjet me mafien e trekëndëshit Serbi-Mali i Zi-Kosovë që operon në zonën veriore të Shqipërisë, miratohen vetëm nga Babloku
Tre ditë më parë, me letër drejtuar kryeministrit Rama e dy vartësve të tij kryesor Ruçi e Balla dhe për dijeni Ambasadores së SHBA, Yuri Kim; socialistët shkodranë, kanë denoncar shkarkim-emërimet klienteliste mafioze, të drejtorëve e nëpunësve qendrorë rajonalë në këtë rreth e qark.
Socialistët i kanë bërë të ditur Ramës me fakte e emra konkretë, reprezaljen që po bëjnë ndaj drejtorëve e administratës në Shkodër; ish-deputetët Tomë Doshi e Ilir Beqja dhe deputetja e re Edona Bilali, ende punonjëse në bizneset e Tomës.
Pas 25 prillit, kur PS u shpall fituese e mandatit të tretë qeverisës, kjo bandë e Edi Ramës në Shkodër, ka nisur fshesën mbi drejtorët, nëpunësit dhe specialistët e shërbimeve publike të çdo sektori, duke krijuar panik e katrahurë.
Zyrtarët po hiqen e zëvendësohen, me familjarë e persona në lidhje me Tomë Doshin, Ilir Beqjen, Edona Bilalin e grupet kriminale, që manaxhojnë interesat e tyre e të Bablokut në atë zonë.
Ky operacion, po bëhet pa i përfillur fare strukturat e PS në zonë; gjë që tregon se për këtë reprezalje me bazë instalimin e krimit në krye të adminstratës publike, treshja Doshi-Beqja-Bilali ka lejen e plotë të kryeministrit Edi Rama.
Këtë e konfirmon fakti, se edhe pas letër-denoncimit të socialistëve drejtuar Ramës, grupi “Doshi” po vazhdon shkarkimet dhe emërimet në çdo drejtori rajonale të Qarkut-Shkodër, ndërsa kryesocialisti vazhdon të heshtë sikur nuk ka dijeni.
Siç kuptohet, Rama e ka hedhur në koshin e plehrave, letrën që i dërguan socialistët e Shkodrës, jo se nuk ka fuqi të ndalojë shkarkimet dhe emërimet klienteliste që po dirigjon personi “non grata” Tomë Doshi, por sepse ky biznes shkarkimesh e emërimesh në Shkodër, po bëhet me lejen e tij.
Fillimisht, Doshi, Beqja e Bilali, kanë zevendësuar drejtorët, shefat e tenderëve, të privatizimeve, licensave në sektorët e Kadastrës, rrugëve, transport-patentave, Shëndetësisë e pronave publike; ku rezulton se 3 drejtorë janë familjarë të “një çatie” me deputeten Edona BiIali, ndërsa të tjerët janë pjesë e klaneve kriminale e korruptive Doshi-Beqja.
Duke përdorur emrin e Edi Ramës, këta kanë kanë bërë gati listat, për shkarkim-emërimet në sektorin e turizmit, Bujqësisë, ushqim-tregjeve, pyje-mjedisit, energjisë, arsimit, ujërave, tatimeve, doganave e deri drejtuesve të shërbimeve publike në polici dhe pikat kufitare.
Qëllimi është, që drejtoritë rajonale në Qarkun e Shkodrës, të krijohen, të jenë e të funksionojnë si “pashallëk autonom” i Tomë Doshit e Ilir Beqjes, brenda pushtetit mafioz të Edi Ramës.
Ndërsa deputetja Edona Bilali, të cilës po i japin 3-4 poste drejtorësh, do përdoret si “maska parlamentare” për legalizimin e aktivitetit kriminal, që do bëhet në këtë “pashallëk” institucionesh e drejtorësh në Qarkun-Shkodër./Pamfleti