Prapaskena

Zjarr në magazinën e materialeve zgjedhore në Lundër, ja çfarë është djegur

Publikuar: 16/07/2021

Një zjarr ka përfshirë këtë mbrëmje një magazinë shtetërore në Lundër. Mesohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Siç mëson gazetarja Bezat, në magazinën e përfshirë nga zjarri ruheshin materiale zgjedhore, ndërsa flakët janë vënë nën kontroll nga 4 autobotë zjarrfikës.

Mësohet se nga zjarri janë djegur disa bateri makinash dhe karrige, por nuk janë dëmtuar dokumente. Ndërkohë, policia thekson se dyshohet që zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive.



Më të lexuarat