Prapaskena

Në romancë me vajzën e Niko Peleshit?! Romeo Veshaj i bën lëmsh të gjithë, filmohet duke u puthur me bjonden misterioze (Video)

Publikuar: 16/07/2021

Ditën e djeshme qarkulluan lajme se aktori i humorit, Romeo Veshaj, ndodhet në Barcelonë jo vetëm me të vëllain, Donaldin, por edhe me Aleksia Peleshin duke qenë se ajo kishte postuar gjithashtu foto nga Barcelona. Mesa duket Romeo e Aleksia janë ndarë dhe aktori ka nisur një histori të re dashurie.

“Revista Who” ka publikuar një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde. Nga pamjet shihet qartë se djali në foto është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me lejla. Identiteti i vajzës në video nuk bëhet i ditur.



Më të lexuarat