Leo Messi dhe familja e tij janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme, pak para se të niseshin nga Rosario për pushime.
Në aeroport u ngrit alarmi për një bombë dhe menjëherë stafi i emergjencës u detyrua të evakuonte zonën për të mos rrezikuar jetët e njerëzve.
Kjo krijoi vonesa në fluturime, me të paktën 2 orë.
Megjithatë, më vonë rezultoi një alarm fals dhe gjithçka iu kthye normalitetit.
Kështu, Messi dhe familja e tij pritën me ankth për rreth 2 orë dhe më pas kur gjithçka rezultoi false, ata u nisën me avionin e tyre privat, për pushime në SHBA.