Prapaskena

Akuza bombë e gazetarit: Lulzim Basha gjobëvënësi më i madh në Ballkan, shiti zgjedhjet për portin e jahteve në Durrës

Publikuar: 15/07/2021

Gazetari Adriatik Doçi, përmes një porti në Facebook, ka pohuar se në bazë të fakteve rezulton se Lulzim Basha është gjobëvënësi më i madh në Ballkan dhe se përdor kunatin e tij si maskë, për t’u pasuruar. Gazetari u referohet zbulimit të dokumenteve të fundit, sipas të cilave administratori i kompanive të Erion Isufit, që është kunati i Lulzim Bashës, është administrator i degës së re të kompanisë se miliarderit arab Mohamed Alabbar, të cilit Edi Rama do të japë qindra hektarë tokë në Durrës, për ndërtimin e portit turistik me vlerëinvestimi 2 miliardë USD. Oltjan Hoxholli, që është njeriu i kunatit të Lulzim Bashës, është administrator i kompanisë së Symphony Real Estate Development që është hapur në maj 2021 në Tiranë. Kjo kompani ëhstë degë e kompanisë Symphony Invest Limited, në pronësi të Mohamed Alabbar. Të dhënat e publikuara së fundi hedhin dyshimet se Lulzim Basha dhe kunati i tij do marrin qindra hektarë tokë falas në Durrës, në këmbim të shitjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Postimi i plotë

Humbjet që po na kushtojnë shtrenjt

Kemi bërë shaka me Lulzim Bashën kur shpallte fitoren pas çdo humbje, por ja që qenkërka tallur ai me të gjithë ne!

Humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, por fitoi portin turistik të Durrësit, gjithnjë duke përdorur si maskë kunatin, ku vetëm investimi është 2 miliardë USD.

Humbi zgjedhjet e 2015, por fitoi 16 milionë euro për prishjen e pallatit të vjehrrit ndërtuar mbi rërën e detit.

Humbi kauzën kundër ligjit për arsimin e lartë, por fitoi Henri Çilin dhe vëllai i tij, pasi ia mbathi nga frika e Vetingut, ka hapur shkollë private.

Humbi zgjedhjet e 2017, por fitoi miliona euro, pasi mbi 100 oligarkë dhe klientë të qeverisë i mbushën llogaritë bankare kunatit të Bashës përmes kontratave në letër.

Humbi kauzën me banorët e Astirit, por fitoi një benz 130 mijë euro nga oligarku, njëherësh kumbari i tij Fatmir Kuçi, që po zbatonte projektin dhe çuni i Fahri Balliut e luftonte.

Bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019 dhe humbi në tavolinë gjysmën e bashkive, por fitoi një tjetër shifër me shumë zero nga pas në llogaritë e kunatit, dhuratë nga oligarkët që përfitojnë para dhe prona publike.

Humbi kauzën për heqjen e traut në Rrugën e Kombit, por fitoi disa zyra për kunatin dhuratë nga koncesionari i traut.

Humbi kauzën kundër Gon Papulit, i cili merrte tendera të dyshimtë, por fitoi dy vila dhuratë nga Gon Papuli në “Long Hill”. Pse nuk e përmend më Papulin?!

Këto nuk janë përralla, por fakte. Lulzim Basha është gjobëvënësi më i madh në Ballkan. Ardhja e tij në pushtet do ishte katastrofë, por edhe humbjet e tij po na kushtojnë shumë shtrenjt!



Më të lexuarat