Prapaskena

‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Shkelje e barazisë në tendera dhe ankande publike’, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Voltana Ademi

Publikuar: 14/07/2021

Almiro Gurakuqi, një kandidatët e përjashtuar nga ankandi për blerjen e klubit të futbollit ‘Vllaznia’, ka kallëzuar në SPAK kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

FaxNews ka mundur të sigurojë padinë e bërë prej Gurakuqit, ku kallëzon penalisht kryebashkiaken Ademi për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Në padinë e çuar në SPAK theksohet se “Almiro Gurakuqi (Person fizik) dhe shoqëria “Carpathia Albania” sh.p.k janë përjashtuar padrejtësisht nga ankandi i mbajtur me datë 19/05/2021 për shitjen e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a., me qëllim favorizimin e kompanive të tjera në garë.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Shkodër për ankandin e mbajtur:

Sot me datë 19/05/2021 në bashkinë Shkodër Njësia e Ankandit ,e ngritur me urdhërin e titullarit të Bashkisë Shkodër nr.54, datë 22.01.2021 “Për krijimin e njësisë së ankandit me objekt:“Shitje me ankand aksionet e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a në masen 100%”,

pasi ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjithë dokumentacionin e subjekteve ofertues me kujdes, në përputhje me

përcaktimet ligjore të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin Publik”, të ndryshuar, dhe VKM 1719, datë 17.12.2008 ” Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar,

sipas kushteve dhe kërkesave të përcaktuara në njoftimin e ankandit,

sipas dokumenteve standarte të ankandit,

dhe dokumentacionit në dosjen e ofertave përkatëse,

ka njoftuar me shkrim secilin subjekt ofertues mbi vlerësimin e dokumentacionit teknik përkatës.

Pas përfundimit të afateve ligjore të ankimimit/rishikimit administrativ, subjektet e kualifikuara do të njoftohen me shkrim dhe nepërmjet adresës elektronike nga Autoritei Shitës bashkia Shkodër, për datën dhe vendin e zhvillimit të proçedurës vijuese të ankandit.



Më të lexuarat