Teksa në portin e Durrësit ndodhej kamioni me lëndë narkotike, të parët që nxituan në vendin e ngjarjes ishin gazetarët.
Disa efektivë kanë vrapuar në drejtim të tyre në mënyrë që të mos regjistronin. Madje, iu kanë kërkuar dhe të fshijnë videon, për të mos regjistuar imazhe nga aksioni policor.
Në videon e ‘Fax News’ shihen efektivët që vrapojnë drejt gazetarëve për të mos i lejuar që të filmonin.
Sipas ketij kanali, ata kanë fshirë pamjet nga pajisjet dhe telefonat e gazetarëve.