Prapaskena

VIDEO/ Kaos brenda Parlamentit, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit pas vrasjes brutale të gazetarit 37 vjeçar

Publikuar: 12/07/2021

Deputetët e opozitës kërkuan sot dorëheqjen e kryeministrit të Gjeorgjisë , gjatë një seance me tensione të parlamentit, një ditë pas vdekjes së një gazetari.

Alexander Laskarava, 37 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij të dielën, sipas kanalit televiziv Pirveli për të cilat ai ka punuar.

Ai u rrah rëndë të hënën e kaluar, gjatë demonstratave kundër “Marshit të Krenarisë” të komunitetit LOATKI dhe pësoi fraktura të shumta në fytyrë.

Më shumë se 8,000 njerëz protestuan jashtë parlamentit të dielën për vdekjen e gazetarit.

Këtë pasdite vonë, qindra gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut demonstruan jashtë parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Irakli Garibashvili.

Ata akuzuan gjithashtu partinë në pushtet për dështimin për të parandaluar dhunën ndaj gazetarëve.

Kanali televiziv Mtavari TV raportoi skena kaotike në sallën plenare, ku deputetët e opozitës u goditën me anëtarët e partisë në pushtet. Seanca rifilloi pasi deputetët protestues u nxorën me forcë.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe kanë bërë thirrje që personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.



Më të lexuarat