Prapaskena

U blenë ‘sa qimet e kokës’, por çfarë thonë policët për uniformat që veshin: Vapë në verë e ftohtë në dimër! Me 2 të lara dalin jashtë përdorimit

Publikuar: 12/07/2021

Sipas një hetimi të bërë së fundmi nga SPAK rezulton se një uniforma e një polici kushton në Shqipëri ‘sa qimet e kokës’. Por a ia vlen barra qiranë?

Këto eurot kanë sjellë cilësi më të mirë? A janë ato me materialin që duhet apo me kushtet teknike të nevojshme. E kush më mirë se vetë ata që e veshin uniformën mund të japin një përgjigje sa më të saktë.

Të kontaktuar nga Report Tv ata nuk pranojnë të flasin para kamerave por pas tyre të tregojnë se si detyrohen të vishen me rroba të tjera poshtë uniformën në dimër sepse kanë shumë ftohtë, ndërkohë që me uniformën e verës plasin vapës.

Efektivët të tregojnë se materiali është shumë i dobët dhe me “dy të lara” i ikën boja dhe duken sikur i ke mbajtur prej vitesh.



Më të lexuarat