Prapaskena

I vihet tritol një banese në Krujë, policia jep detaje

Publikuar: 12/07/2021

Një pako me lëndë plasëse është vendosur mbrëmjen e djeshme në ambientin e jashtëm të një banese në Fushë-Krujë.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse”, bën me dije policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.



Më të lexuarat