Hapu tokë e na përpi, kur zbulon se cilët kanë votuar ligjet. Pronarët e PD-PS-LSI, përzgjodhën qëllimisht llumin e injorancën, për të sunduar e për t’i përdorur lirshmën; ndërsa gjithë ministrat dhe shumë deputetë me diploma universitare të sakta në Shqipëri; për t’u dukur sikur janë “mendja e Kombit”, kanë mashtruar aq banalisht, se kanë deklaruar edhe nga 3-8 diploma e tituj shkencor fals, gjoja të marrë në universitet elitare të SHBA-BE
Në parlamentin e shpërndarë më 7 korrik 2021, rezultoi se Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e Ilir Meta; kishin futur në lista edhe një kontigjent llumi kriminal, kllounësh e analfabetë të nivelit të fundit.
Tipik në ish-parlamentin “mejhane”, ishin deputetët e opozitës së re, të cilët në muajin shkurt 2019, zëvendësuan “profesorët” e PD-LSI pas dorëzimit të mandateve.
Përveç situatave groteske që kanë shkaktuar në seancat parlamentare; përdorjes për votim të çdo ligji të Ramës, shumë prej tyre do mbahen mend, për injorancën prej mungesës së arsimimit dhe zhvillimit të vonuar psiko-mendor.
Kontigjenti “Opozita e re”, por dhe grupi Sadri Abazi, Lefter Koka, Tomë Doshi, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rraja e Rakip Suli tashmë Kryetar Bashkie në Kamëz; kanë manifestuar nivel poshtë shkollës 8 vjeçare të viteve ’50.
Mirëpo në “CV”-të e tyre, deklarohet “Arsim i Lartë” në Shqipëri e universitetet më të mira të botës; por “memecllëku” apo fjalimet e atyre që kanë folur në parlament, tregojnë se nuk kanë patur asnjë kontakt me auditorë univesiteti, leksione, seminare, sezone provimesh.
Ndërsa diplomat i kanë marrë si “karton dinjiteti” para kolegëve në parti e parlament; që të mos quhen “hu” kur bëhen deputetë e ministra, por të krekosen si ata që kanë diploma reale.
Ja deputetët që ikën dhe disa që Rama i futi përsëri në listë; për të cilët ka indicie e prova se janë me diploma false
TOMË DOSHI/Ka deklaruar se ka Arsim të Lartë pa asnjë të dhënë tjetër.
NASIP NAÇO/ Deklaron se në viitn 1988-1992 në moshën 32 vjeç, ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës; por nuk deklaron se kur e ka kryer shkollën e mesme, mbasi deri tani i figurojnë vetëm 2 vite shkollë e mesme me korrespondencë për teknik ndërtimi.
LEFTER KOKA/ Deklaron se është diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike në Strugë; por ka harruar emrin e Universitetit; ndërsa në asnjë nga regjistrat e shkollave të Qarkut-Durrës në vitet 1982-2017, nuk gjendet një ish-nxënës me emrin Lefter Haki Koka.
GLEDION REHOVICA/ Deklaron se në vitet 2002-2006, ka kryer studimet e larta për Shkenca Sociale në degën “Politikë” por pa thënë se në cilin universitet; ndërsa në vitet 1996-2001, deklaron se është diplomuar te Kampusi Universitar i Romës, Itali.
KLAJDI QAMA/ Ka deklaruar se në vitet 2009-2012 është diplomaur për Diplomaci Ndërkombëtare” në Universitetin “Kristal”; por pas diplomimit ka punuar shitës perimesh në Poliçan, deri më 2017, kur LSI e kandidoi për deputet.
AURORA MARA/ Në moshën 20 vjeç ka kryer gjimnazin në Burrel; ndërsa në moshën 34 vjeç e 36 vjeç, ka marrë 2 diploma “Master Drejtësie” në degën “Kriminologji Ndërkombëtare” e “Procedura penale” në Itali, por nuk deklaron nëse ka “Bachelor” para 2 diplomave “Master”.
EDLIRA HYSENI/ Deklaron se në vitet 2002-2005 ka qenë te “Fakulteti Economia Azendale” Itali, ndërsa në vitet 1995-2001, prej 6 vitesh ka kryer Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
ANDI SHTYLLA/ Në zgjedhjet 2017 ka qenë kandidat i LSI, në zgjedhjet 2013 ka qenë kandiat i partisë “G-99” në Elbasan. Deklaron se në vitet 2004-2009 është diplomuar për Juridik në Universitetin e Tiranës, në vitet 2010-2013 ka bërë “Master” në universitetin “Çili”, por nuk ka daklaruar se ku dhe kur e ka kryer shkollën e mesme.
NIMET MUSAI/ Në moshën 51 vjeç është diplomuar për “Menaxhim” në Vlorë; ndërsa shkollën e mesme e ka bërë para 40 vitesh me ekuivalencë; d.m.th, më e ulët se shkolla e natës.
EDJOLA BRAHA/ Deklaron se në vitet 2003-2010, ka kryer studimet për “Menaxhim Biznesi” në universitetin “Kristal”; dhe ka marrë çertifikatë kualifikimi “Lidership Europian për Aftësi në Ligjërimin Politik e Publik”, dhënë nga LSI në kampin veror të Jalës.
VASIL STERJOVSKI/ Deklaron diplomë “Master” në Institutin Kombëtar të Historisë në Shkup; dhe diplomë për degën “Histori” në universitetin “Shën Kiril-Metodij” po në Shkup.
KEJDI MEHMETAJ/ Deklaron se prej vitit 2011, vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi.
YLLI SHEHU/ Deklaron së brenda vitit 2009 ka kryer studimet në Fakultetin Ekonomik-Tiranë; ndërsa në vitet 2006-2011, ka kryer dhe studimet për Juridik në universitetin “Kristal”.
FLOIDA KËRPAÇI/ Deklaron se qysh prej vitit 2013, vazhdon studimet për Farmaci.
REME LALA/ Deklaron vazhdim studimesh pёr Financё nё universitetin “New York”-Tiranë, dhe ka diplomë nga “Klubi Patriotët e PDIU”, me motivacion: “Aftësi për anëtarësime në këtë parti”.
HALIT VALTERI/ Deklaron vetëm Arsim të Lartë dhe drejtues në sektorin privat.
ILIR NDRAZHI/ Deklaron se ka diplomë Inxhinier Pyjesh, por ka punuar shofer kamioni; ndërsa në regjistrat e shkollave të mesme të Qarkut Durrë në vitet 1982-2017, nuk gjendet asnjë ish-nxënës me emrin Ilir Muhamet Ndraxhi (Nrazhi).
RAKIP SULI/ Thotë se ka marrë diplomë Jurdiku e “Master-Biznesi” në Shkodër; por nuk deklaron kur i ka kryer; madje nuk tregon as shkollën e mesme; megjithatë, në regjistrat arsimor të Qarkut Dibër në vitet 1979-2017, nuk gjendet asnjë ish-nxënës me emrin Rakip Bajram Suli.
SADRI ABAZI/ Ka paraqitur për diplomë universitare ndërkombëtare, patentën si shofer trajleri, marrë në kursin 3 mujor “IRA-Gjenevë”.
ANDUEL XHINDI/ Deklaron se qysh prej vitit 2006, vazhdon studimet e larta për financë.
KRENAR RYÇI/ Deklaron arsim të lartë dhe 15 vite praktikë e përvojë si jurist.
KOSTAQ PAPA/ Deklaron diplomë juristi dhe vazhdim studimesh për titullin “Prof. Doktor” në profilin Konsulent Juridik Ndërkombëtar për çështjet e BE.
MAJLINDA HALILI/ Deputetja e “kërpërateve” në parlament, deklaron vetëm arsim të lartë.
ALBAN ZENELI/ Deklaron arsim të lartë dhe “Master” për siguri kombëtare e ndërkombëtare.
KORAB LITA/ Deklaron vetëm arsim të lartë dhe aftësi ligjërimi në auditore publike.
RUDINA HAJDARI/ Deklaron se brenda 7 viteve, ka marrë 9 diploma në 4 shtete të SHBA.
FATJONA DHIMITRI/ Deklaron diplomë e “Master” dega Juridik dhe aftësi pune në firmën policia private “Global Security” e gardistit të 21 janarit Agron Malaj dhe “Breçani Security”.
KUJTIM GJUZI/ Deklaron se në vitin 1998-2003 është diplomuar në degën “Ekonomi e Biznes Agrar”; ndërsa në vitin 1985, është vlerësuar me “Medalje për Trimëri Civile”.
Në vijim, do publikojmë dhe “CV”-të e deputetëve të parlamentit të ri, që kanë zëvendësuar lolot dhe llumin e parlamentit të vjetër./Pamfleti