7 pronarë lokalesh në jug të vendit janë gjobitur me nga 10 milionë lekë secili, pasi kanë mbajtur hapur aktivitetin pas orës policore. Referuar njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëhkuar biznese në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht për shtetasit :
-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.
-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.
Një javë më parë Rama u bëri “dush të ftohtë” drejtorëve të Policisë, duke thënë se pronarët e biznesve në jug të vendit, kryesisht në bregdet ishin bërë tutorët e policëve, pasi mbanin lokalet hapur pas orës policore e madhe kishte dhe raste të shereve që degjeneronin deri në përdorimin e armës.