Ka ndërruar jetë njëri prej personave që u shpëtuan pasditen e sotme në plazhin e Pishë-Poros në Darzezë nga rojet bregdetare.
Fatkeqësisht njëri prej tyre, 60-vjeçari Fiqiri Rexhepi, nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa personi tjetër, 47-vjeçari, Arben Alizoti është rikthyer mrekullisht në jetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve, Alizoti kur ka parë që 60-vjeçari po rrezikonte të mbytej, ka hyrë në det për ta shpëtuar, por aty edhe 47-vjeçari ka rrezikuar të mbytej vetë.
Të dy ata ishin banorë në qytetin e Fierit, ndërsa raportohet se viktima është identifikuar si Fiqiri Rexhepi, ndërsa miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë.
Njoftimi i Policisë:
Pishë Poro, Darëzezë
Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.
Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.
60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.