Prapaskena

Detaje të reja/ Si abuzoi me tenderin drejtoresha në ministri, bashkëpunëtorët e drejtësisë zbërthyen skemën për SPAK

Publikuar: 10/07/2021

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me operacion antikorrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me abuzimet në tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit.

Meoshet se SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin.

Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndyrshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar.

Edlira Naqellari dyshohet të ketë kryer edhe korrupsion, por ende nuk është faktuar, ndërsa është faktuar se shpërdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera.



Më të lexuarat