Sandër Frangaj, Taulant Balla dhe maska e tyre Shkëlqim Kupa duket se nuk kanë ndërmend të ndalin vjedhjet në Bashkinë e Librazhdit deri ditë kur kryetari i bashkisë, Kastritot Gurra të dalë me pranga në duar para shqiptarëve, ashtu si kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.
Bashkia e Librazhdit ka nisur të quhet ndryshe ‘bashkia e Kupës’, pasi paratë e kësaj njësia bashkiake menaxhohen nga Shkëlqim Kupa, me miratimin e Taulant Ballës dhe nën patronazhin e Sandër Frangajt, një nga njerëzit më të korruptuar dhe grabitqar në Shqipëri.
Ditët e fundit, Kastriot Gurra i ka dhënë edhe dy tendera të tjerë Shkëlqim Kupës, në mënyrë të paracaktuar, klienteliste dhe si gjithnjë me ofertë fituese mbi fondin limit. Tenderi i parë i paracaktuar për Kupën është për lyerjen e disa shkollave me vlerë 73 milionë lekë, nga i cili do të vidhen rreth 50 milionë lekë.
Tenderi i dytë për Kupën është edhe më korruptiv, gjoja për disiplinimin e ujërave të bardha të Bibliotekës së Librazhdit. Kupa do të marrë 30 milionë lekë për të rregulluar një rubinet të bibliotekës.
Pothuajse në çdo dy tendera që zhvillohen në Bashkinë e Librazhdit, njëri paracaktohet për Shkëlqim Kupën. Ky i fundit merr gjithashtu me paracaktim, me letra të falsifikuara dhe në mënyrë tërësisht korruptive të gjithë tenderat me vlerë të madhe, duke ndarë më pas gjysmën e vlerës së tenderit, pasi Kupa nuk i zbaton kurrë kontratat.
Në 17 maj 2021, Gurra i ka dhënë Kupës një tender me vlerë 100 milionë lekë për goja “ndërtim ure dhe punime mbrojtje rruge”, me ofertë sa fondi limit. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm kompania ‘Kupa’ shpk e Shkëlqim Kupës.
Muaj e fundit, Gurra i ka dhënë Kupës, në mënyrë korruptive, edhe 13 tendera të tjerë me vlerë 260 milionë lekë, 73 milionë lekë, një tjetër tender me vlerë në bazë për njësi, tender me vlerë 40 milionë lekë, 43 milionë lekë, 120 milionë lekë, 30 milionë lekë, 100 milionë lekë, tender për blerjen e një korrëse bari 5 milionë lekë, blerje të disa stolave 12 milionë lekë, tender 50 milionë lekë, 33 milionë lekë dhe 26 milionë lekë.
Por, vjedhjet më të mëdha, Kupa i ka realizuar në Bashkinë e Librazhdit, duke u bashkuar në letra me kompani të tjera dhe me kompaninë të tjetër të tijën, Korabi 2007.
Duke u bashkuar në letra me kompani të tjera, Shkëlqim Kupa ka marrë në mënyrë flagrante korruptive, me letra false dhe me paracaktim nga Bashkia e Librazhdit tenderin e ujësjellësit të Hotolishtit me vlerë 520 milionë lekë si dhe një tjetër tender për kanalet vaditëse 140 milionë lekë.
Kanalet për ujësjellësin hapen me sa gjysma e thellësisë së përcaktuar në kontratë, me qëllim vjedhjen e parave. 5 tendera të tjerë Kupa i ka marrë nga Bashkia Librazhd duke u bashkuar me Lulzim Hasballën, një tjetër grabitqar i parave publike.
Më skandalozi është një tender i ditëve të fundit për gjoja rikonstruksionin e kanalit vaditës të Mesit, Gizavesh dhe Dorez në Librazhd, me vlerë 500 milionë lekë.
Tenderin e kanë fituar kompanitë Kupa shpk, Korabi 2007 dhe Liqeni VII. Kupa dhe Korabi janë pronësi të Shkëlqim Kupës, ndërsa Liqeni 2007 është në pronësi të kunatit të Kupës, Ramazan Kaliaj, edhe ky një hajdut i rexhur tenderash. Oferta fituese është sa fondi limit.
Nga ky tender po vidhen rreth 400 milionë lekë, ndërsa 100 milionë lekë do të kushtojnë ndërhyrjet në kanal.
Vjedhja është identike me vjedhjen me kanalin e Lusnjes, por në përmasa dy herë më e madhe.
Qendra e dytë e vjedhjes me tendera nga Shkëlqim Kupa është Bashkia e Kamzës, fillimisht në bashkëpunim me Xhelal Mizun dhe dy vitet e fundit me Rakip Sulin, për të cilët do japin detaje në vijim. / Pamfleti