Prapaskena

Po kërcënonte me armë një pushues në plazh, policia me urgjencë në Durrës, neutralizon kavajsin me pistoletë

Publikuar: 09/07/2021

Një 34 vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër në zonën e plazhit. Menjëherë pas njoftimit për konflikt dhe kërcënim me armë, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje.

Aty kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e të riut Lori Byberi.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se arma ishte sportive. Ky shtetas referuar njoftimit të Policisë, është dënuar në vitin 2019 për armëmbajtje pa leje, si dhe është me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi Lori Byberi, pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin Lori Byberi.

34 vjeçari u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat