Prapaskena

Vettingu/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish Prokurorit Theodhori Sollaku

Publikuar: 08/07/2021

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollakun, gruan e ish Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.



Më të lexuarat