Prapaskena

‘Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…ky telefon nuk është për biseda’, zbardhen përgjimet që prangosën 9 zyrtarë të Bashkisë Lushnje, mes tyre kryetari Tushe! Personi misterioz në Parlament

Publikuar: 08/07/2021

Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë të hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk & Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin.

Këtu “hyn në lojë”, kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen dhe Peqinin, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Murati.



Më të lexuarat