Prapaskena

(EMRI+DETAJET) Sherr me sende të forta në Laç, plagoset rëndë një 25-vjeçar

Publikuar: 08/07/2021

Një 25 vjeçar, i identifikuar si Llej Leka është goditur me sende të forta në Sanxhak të Laçit mbrëmjen e sotme.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Llej Leka, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.



Më të lexuarat