Prapaskena

Dalin përgjimet/ Biznesmeni i kërkoi ndihmë se po ndërtonte shtëpinë pa leje, Fatos Tushe: I thuaj që kam fol me kryetari dhe ky telefon s’është për këto biseda

Publikuar: 08/07/2021

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd
Blliku: Dakord, dakord
Fatos Tushe: Hajt



Më të lexuarat