Prapaskena

U arratis nga shtëpia sepse e përdhunonte vëllai dhe njerku, 17-vjeçarja rumune gjen ‘mbrojtje’ te 57-vjeçari shqiptar që e prostituoi në Greqi

Publikuar: 07/07/2021

Një “Odise” ka qenë jeta e 17-vjeçare rumune, që më në fund “shpërtheu” në sytë e policisë dhe tregoi përjetimet e saj, mashtrimin dhe shfrytëzimin për prostitucion nga 57-vjeçari shqiptar në Greqi.

“Doja t’i shpërbleja të mirën që më bëri”, tha ajo me lot në sy dhe zë që i dridhej për policinë që e identifikoi, 1 muaj pasi ishte shpallur e zhdukur.

E mira për adoleshenten naive ishte një pjatë e ngrohtë me ushqim dhe një shtëpi për të fjetur, por për 57-vjeçarin kjo do të vinte me një shpërblim…një shpërblim që do të shndërrohej në një plagë për Amandën.Gjithçka nisi kur 17-vjeçarja u arratis nga shtëpia ku jetonte, pasi përdhunohej vazhdimisht nga njerku dhe vëllai i saj, me dijeninë e nënës e cila nuk reagonte ndaj kësaj situate që po përjetonte e vogla e saj.

Duke mos gjetur mbështetje as të figura e nënës, 17-vjeçarja u largua dhe u gjend nën “kthetrat” e 57-vjeçarit të pamëshirshëm shqiptar, i cili gjeti vajzën në një moment të vështirë dhe veshi maskën e “shpëtimtarit”.

I ofroj shtëpi për të qëndruar, i dha ushqim për të ngrenë dhe rroba për të veshur dhe më pas, vetëm disa ditë më vonë e detyroi t shpërblente për gjithçka që i kishte dhënë.

Kështu 57-vjeçari, duke i dhënë një pseudonim vajzës, një pasaportë të falsifikuar dhe duke e bëri pjesë të një “site” e detyroi të shkonte nëpër takime ku do të shfrytëzohej seksualisht.

Por të hënën në mbrëmje, makthi i vajzës së vogël dhe komploti i 57-vjeçarit mori fund! Policia helene arrit të arrestonte shqiptarin dhe të merrte nën mbrojtje Amandën, për të cilën së shpejti do të kujdeset një jetimore.



Më të lexuarat