Prapaskena

Tentoi të trafikonte 12-vjeçarin në Sarandë, arrestohet gruaja 50-vjeçarje

Publikuar: 06/07/2021

Një 50-vjeçare është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ka tentuar të trafikojë 12-vjeçarin, i cili u shpall i humbur nga familjarët në Tiranë dhe bëri bujë në mediat sociale.

Në pranga ka rënë shtetasja B. M., pasi është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.



Më të lexuarat