Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antikorrupsion që është ndërmarrë në Bashkinë e Lushnjes, ku u arrestua dhe kryetari i saj Fatos Tushe. Personat e tjerë të arrestuar janë:
Flamur Peqini
Xhemal Hasko
Blerta Turuku
Ani Simoni
Andri Mushaj
Margarita Gjermeni
Bujar Murati
Ibrahim Lami
Xhemal Hasko
Gazment Çela
Burime bëjnë me dije se Flamur Peqini konsiderohet dhe si kreu i grupit të të arrestuarve, pasi ka mbajtur postin e kreut të inspektoriatit të ndërtimit në Lushnje.
Hetimet për personat e përfshirë në këtë skemë abuzimi, mësohet se kanë qenë nën hetim prej 6 muajsh, ndërkohë që SPAK ka kërkuar që të bëhet kontroll edhe në zyrën e Fatos Tushes.