Prapaskena

Rrethohet Lushnja, Policia dhe FNSH arrestojnë kryebashkiakun Fatos Tushe

Publikuar: 06/07/2021

Aksion masiv antikorrupsioni ne Lushnje, ku eshte arrestuar kryebashkiaku Fatos Tushe.

Në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni, të urdhëruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’.

Raportohet se policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.



Më të lexuarat