Prapaskena

Dy imazhet e Kryemadhit/ Jashtë Shqipërisë “Zonjë e Parë”, brenda vendit kryetarja e LSI

Publikuar: 06/07/2021

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi mori pjesë pjesë në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar u shpreh se rrënjët e miqësisë midis dy popujve gjenden në lidhjet legjendare të Kastriotit dhe të Huniadit.

Por ajo që ra në sy ishte prania e Monika Kryemadhit në këtë event pasi është hera e parë që e shohim si “zonjë e parë” detyrë të cilë ajo nuk e ka pranuar ta ushtrojë për afro 4 vite.

Pas zgjedhjes së Ilir Metës në krye të shtetit shqiptar, Monika Kryemadhi e refuzoi të bëhej “Zonja e Parë” e Shqipërisë duke ja deleguar këtë detyrë vajzës së saj, Borës.

Në 2017 Monika Kryemadhi vendosi të mos mbajë postin e zonjës së parë, duke thënë madje, që Shqipëria, si një vend i varfër, nuk është në stadin për të pasur zyrtar, në këtë post.

Megjithatë, duket sikur ai vend nuk do të mbetet bosh dhe shpenzimet e parashikuara për udhëtimet e zonjës së Presidentit do të jenë për një tjetër femër të familjes, edhe pse kjo nga statusi personal është zonjushë.

Por dje Kryemadhi u shfaq krah burrit të saj zi “zonjë e parë” duke i marrë detyrën, vajzës së saj e cila e ka “shoqëruar” këto 4 vite. Tashmë “fati” i presidenti Meta është në dorën e Gjykatës Kushtetuese, pasi ai është shkarkuar nga Parlamenti.

Nuk e dimë ende pse Kryemadhi ka zgjedhur që vitin e 5 të Metës në presidencë ta kaloj si “Zonjë e Parë”, siç ishte rasti i djeshëm



Më të lexuarat