Prapaskena

Anulohen katër fluturime drejt Italisë, grevë nga transporti ajror

Publikuar: 05/07/2021

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për qytetarët që duna të udhëtojnë drejt Italisë me datën 6 korrik. AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

‘Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.
ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.’- njofton Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.



Më të lexuarat