Prapaskena

Video/ Shtëllunga të zeza tymi, zjarr i madh në një servis makinash në Fushë-Prezë

Publikuar: 04/07/2021

FUSHË-PREZË
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një servis makinash në Fushë-Prezë të Tiranës.

Pamje nga vendngjarja, ku shihen shtëllunga të mëdha tymi të zi, që dalin nga biznesi.

Nga të dhënat e para, raportohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikës.

Mësohet se gomisteria është në pronësi të biznesmenit Çim Mema, ndërsa flakët po përparojnë drejt një servisi tjetër aty pranë.

Raportimet e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



Më të lexuarat