Ish-ministri socialist Arben Malaj, kallëzon në Prokurorinë e Vlorës pronarin e kompanisë së ashensorëve “Aulona Lift” Vasil Llaguri, pasi siç thotë, vendos gjoba ndaj banorëve në pallatet ky ky shtetas, ka vendosur ashensorët e kompanisë së tij.
Malaj, bën me dije se ka blerë në muajin Maj një apartament në zonën e Lungomares, në katin e katërt të një pallati, mirëpo pas këtij momenti ka nisur dhe konflikti. Ish-ministri thotë se një person që i është prezantuar si administrator i ka kërkuar të bëjë pagesën e ashensorit, ndërkohë që mbrapsht nuk ka pranuar t’i japë asnjë dokument provues për pagesën.
Në kallëzim thuhet se, Malaj ka kërkuar të komunikojë me kompaninë e ashensorëve “Aulona Lift” për këtë problematikë, dhe me pronarin Vasil Llaguri, por ky shtetas nuk ka pranuar, me pretendimin se shërbimi ofrohej nga administratorët e pallateve.
Arben Malaj, kërkon që Prokuroria të hetojë sipas tij skemën informale që “Aulona Lift” me administrator (pronar) shtetasin Vasil Llaguri, me keqpërdorimin e skemës së administratorëve për të vënë gjoba ndaj banorëve të rinj.
Kallëzimi i Arben Malaj, në Prokurorinë e Vlorës