Prapaskena

FOTO/ Doli për të ndihmuar dy të moshuarit e aksidentuar, 15-vjeçari përplaset për vdekje nga kamioni

Publikuar: 04/07/2021

Një djalë 15-vjeçar është përplasur për vdekje nga një kamion, teksa ai ishte duke ndihmuar dy të moshuar që ishin përfshirë në një aksident.

John Keegan, 15 vjeç, u përplas nga një kamion që po kalonte në kryqëzimin famëkeq në Autostradën Mitchell pranë Orange të Premten në mbrëmje.

15-vjeçari doli menjëherë nga një makinë me të cilën po lëvizte si pasagjer për të ndihmuar pasagjerët brenda BMW, një grua 71 vjeçe dhe një burrë 72 vjeç, raportoi Daily Mail . Ajo që u duk si një aksident ‘i vogël, u kthye në një ngjarje tragjike. Prindërit e 15-vjeçarit e përshkruajnë djalin e tyre si një njeri aventurier, të zgjuar, por të kujdesshëm.



Më të lexuarat