Prapaskena

Ndodh edhe kështu: Luhej supersfida Belgjikë-Itali, shqiptari me mendjen te partia. Valëvit flamurin e PD-së në shkallët e stadiumit (FOTO)

Publikuar: 03/07/2021

Shpesh herë në stadiume shohim që valëviten flamuj të kombeve të ndryshme, por në çerekfinalen e EURO 2020 mes Belgjikës dhe Italisë ku përfundoi me kualifikimin e të kaltërve për në fazën gjysmëfinale ku do të përballen ndaj Spanjës, ka ndodhur diçka e pazakontë.

Në stadiumin e Bajernit të Mynihut, “Allianz Arena” është vënë re një tifoz shqiptar, jo që të valëviste flamurin e Shqipërisë, por të një partie politike shqiptare, si Partia Demokratike.

Diçka e pazakontë në futboll kur sheh që në një ndër stadiumet më të mira dhe mëdha në botë dhe në një kompeticion që e ndjekin me miliona njerëz në mbarë globin siç është Kampionati Europian të valëvitet një flamur i një partie politike në Shqipëri.



Më të lexuarat