Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka udhëtuar drejt Italisë, për t’u “arratisur” pak nga përplasja me Këshillin Bashkiak, që kërkojnë shkarkimin e tij nga detyra.
Por si duket edhe pse Këshilli Bashkiak kërkon ta shkarkojë, Leli s’ka ndërmend të ikë, pasi së fundmi në Facebook ka postuar një foto nga Italia, ku është takuar me me Kryetarin e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala.
Leli shkruan se me Giuseppe Salën, kanë folur për historinë që bashkon vendet, dhe për të ardhmen, për të rritur motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë.
“Megjithëse me angazhimin e zgjedhjeve bashkiake, me Kryetarin e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, u takuam në zyrën e tij për të folur jo vetëm rreth gjithë historisë që na ka bashkuar, por edhe për gjithë përmasën që mund t’i japim Vlorës, në të ardhmen, duke rritur motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë. Si qeliza e zhvillimit të qytetit, turizmi u bë shkas për të diskutuar rreth projekteve që do të fuqizojnë miqësinë dhe do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit,” shkruan Leli në postimin e tij.