Prapaskena

“Koka” e grupit të drogës në Greqi, 30 vjeçari nga Fieri ia dërgon paratë nënës, Prokuroria sekuestron 3 llogari me mijëra euro sapo depozitohen në bankë (EMRAT-DETAJE)

Publikuar: 03/07/2021

Tre llogari bankare me vlerë mbi 100.000 mijë euro, janë bllokuar nga Prokuroria e Fieri, pasi dyshohet se këto para rrjedhin nga aktiviteti kriminal i 30 vjeçarit fierak Rando Hodollari. Ky shtetas, dyshohet se ia kishte dërguar paratë nënës së tij, Lumtur Çervenaku, e cila i kishte depozituar në bankë.

Menjëherë, këto asete janë vënë në sekuestro preventive nga Prokuroria e Fierit, shkruan newsbomb.al. Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Organi i akuzës ka dyshime të arsyeshme se, këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek. Këto pasuri, 30 vjeçari ia kishte dërguar nënës së tij në Fier.

Kush është Rando Hodollari

Mediat greke e cilësojnë të riun nga Fieri si koka e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në Athinë dhe në periferi të saj, kryesisht në zonën e Korinthit, shkruan newsbomb.al. Pjesë e këtij grupi ishin 4 të rinj shqiptarë dhe tre grekë, mes tyre dhe një vajzë.

Sipas Policisë greke, referuar arrestimit në vitin 2018, këta shtetas deklaroheshin të gjithë të papunë por ishte e pazakontë sesi ata shkonin në kazino në zonat e Parnitha dhe Loutraki, dhe humbisnin shuma të mëdha parash.

27-vjeçari Rando Hodollari (mosha kur u arrestua në 2018), ishte njeriu që drejtonte organizatën kriminale, me një veprim të strukturuar dhe të vazhdueshëm të furnizimit, magazinimit, trafikimit dhe trafikimit të drogës në rajonin e gjerë të Atikës.

Ai kishte arritur që anëtarët e organizatës kriminale të kishin disiplinë të plotë, ndërsa kishte mënyra të përcaktuara, rigoroze, të komunikimit dhe të folurit, gjë që tregon qartë profesionalizmin me të cilin ai kishte krijuar “biznesin” e tregtisë së drogës.

Dy nga shtatë të arrestuarit luanin rolin e tregtarëve të drogës, të tre ishin trafikantë ndërsa Arvanitis ose “George” ishte mbikëqyrësi i veprimit të të tjerëve dhe dora e djathtë e “Rando”.

7 anëtarët e grupit që drejtohej nga Rado Hodollari

1- HODOLLARI RANDO, djali i Gezim dhe Lumturi, i lindur më 4-3-1991 në Shqipëri ose “Rando” si drejtues i organizatës kriminale

2- ZENE SPARTAK, i biri i Yzedin dhe Luiza Leka, i lindur më 14-11-1987 në Shqipëri ose “Spartakos” ose “Spa”

3- HABIBAJ FATJON, i biri i Remzi dhe Sanie, i lindur më 11-7-1985 në Shqipëri ose “gjigand” ose “carafe” ose “Dimitris”

4- NIKOLLI DEVIS, i biri i Vasil dhe Victoria ose Vera, i lindur më 26-9-1994 në Shqipëri ose “dakou” ose “taku”

5- THEODORAKOPOULO-DROGGITI Kyriakos-Panagiotis, i biri i Dionysios dhe Kyriakis, i lindur më 15-8-1990 në Maroussi ose “koulis”

6- ARVANITI George, i biri i Anastasios dhe Athanasia, i lindur më 14-11-1992 në Athinë ose “George”

7- GEORGIADI Trëndafili, e bija i Moisiut dhe Marisë, i lindur më 12-1-1996 në Pire



Më të lexuarat