Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej”, ku drejtori i RTSH-së Rezart Aga është përplasur me gazetarët e Top News.
Aga ka shkulur kabullin e transmetimit “live” të Top News dhe ka ofenduar gazetarët dhe operatorët, të cilët po prisnin një lidhje “live” me emisionin “Jashtë Loje”.
I çuditshwm veprimi i drejtorit tw RTSH-sw, i cili mw herwt ka ka punuar si Drejtor Programacioni në Top Channel.
Rezart Aga: “Tani po të them ik në sekondë”
Operatori: “Mos më provoko, mos e prek kabullin”
Rezart Aga: “Largohu po të them dhe një herë, zhduku direkt”
Operatori: “Po pse e prek kamerën, se ai është dhe person publik, erdhi më kërcënoi, se unë e njoh, ka punuar dhe te Top Channel, e pe çfarë bëri, hoqi transmetimin
Rezart Aga: “Do ta prish linjën direkte se më do trapi mua”
Drejtori i RTSH-së është shoqëruar nga efektivët në ambientet e Komisariatit të Policisë, pasi mesa duket gazetarët e kanë denoncuar.