Prapaskena

Trafik droge, korrupsion dhe pastrim parash, operacion në 4 shtete nga SPAK dhe Antimafia italiane! Lëshohen 38 urdhër-arreste, sekuestrohen disa miliona euro pasuri

Publikuar: 02/07/2021

Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane.

Janë lëshuar 38 masa arresti në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Ekzistojnë gjithashtu dekrete për konfiskimin e pasurive në lidhje me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, për një vlerë prej disa milion eurosh.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit. Mësohet se hetimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Puglia ka nisur në vitet 2018-2020. Prokurori i Antimafias, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30.



Më të lexuarat