Prapaskena

‘Shofer vrasës dhe i pashkollë’, dy shoqëruesit e Saimir Tahirit janë denoncuar nga Berisha në 2017-n

Publikuar: 02/07/2021

Mes personave të arrestuar nga radhët e policisë së shtetit, në kuadër të operacionit të SPAK, ku janë lëshuar urdhër arreste për 28 persona, janë dhe dy shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas burimeve të ‘Fax News’ mësohet se bëhet fjalë për Hekuran Markun dhe Agustin Dedën, të dy shoqërues të ish-ministrit Tahiri.

Mirëpo, po të bësh një kërkim të thjeshtë në Google për emrat e dy të sipërcituarve, rezulton se këta dy persona janë denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha në vitin 2017, duke publikuar një mesazh që thotë se i ka ardhur nga ndjekësit.

Në mesazhin që i është dërguar Berishës asokohe, të cilin e ka publikuar në profilin e tij, thuhet se shoqëruesi i parë i ministrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda.

Sipas mesazhit ai ka bërë trafik kokaine në Spanjë dhe është në kërkim. Ndërkohë shoqëruesi tjetër Hekuran Marku, po sipas ish-kryeministrit, ka probleme me drejtuesin italiane.

Shoferi i ministrit, Bujar Trimi ka i arrestuar në Munih për grabitje banke më bandën e Yzberishtit.

“Agim Sinani, shofer vrasës, anëtar i bandës se Selitës, i dënuar për vrasje. Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qenë i dënuar, pa shkollë. I bej thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me përparësi lidhjet kriminale të Saje qorrit, shoqëruesve dhe njerëzve të tij”, shkruante Berisha asokohe në denoncimin e tij.



Më të lexuarat