Prapaskena

Operacioni “Shpirti”, zbulohen dy personat e tjerë që bashkëpunuan me drejtësinë, kush është “shefi” që tregoi emrin e prokurorit të Vlorës dhe trafikantin që i paguante shtëpinë

Publikuar: 02/07/2021

Janë zbardhur nga Oranews dhe dy emrat e tjerë të të penduarve të drejtësisë që kanë bashkëpunuar me autoritetet italiane dhe shqiptare, gjë që solli në finalizimin e operacionit “Shpirti”, me një bilanc: 28 të arrestuar në Shqipëri dhe 10 në rajon.

Ata janë Donial Drolli 29 vjeç dhe Mariglen Shusha, nga Vlora të cilat janë arrestuar në Bari, gjatë operacionit të koduar “Shefi”.

“Shefi” ishte pseudonimi i Mariglen Shushës. Dy personat e tjerë që kanë folur në prokurorinë italiane janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Shusha, ka treguar emrin e prokurorit të Vlorës Maksim Sota, si një lidhje shoqërore e kryetarit të organizatës kriminale, Ilirjan Zaimi alias Duçkollari. Ata kanë deklaruar se prokurori kishte qëndruar në një shtëpi me qira në Vlorë që e paguante, Ilirjan Zaimi.

Katër bashkëpunëtorët e drejtësisë kanë rrëfyer atë çfarë dinin rreth aktivitetit të organizatës kriminale, duke çuar në pranga mbi 38 persona.



Më të lexuarat