Prapaskena

Ilir Meta futet në listën e zezë të SHBA/ Gazetari: Akuzohet për korrupsion, pastrim parash, shantazh, trafiqe e fshehje të 900 milionë euro pasuri

Publikuar: 02/07/2021

Gazetari Adriatik Doçi deklaron se presidenti Ilir Meta është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Doçi shkruan se “Meta akuzohet nga SHBA, për korrupsion madhor, pastrim parash, pengim të drejtësisë, shantazh, organizatë kriminale, trafiqe në vendet ekzotike, përvetësim të pasurive publike, fshehje të rreth 900 milionë euro pasuri në Angli, përqindje në privatizime, minim të demokracisë, nxitje dhune, ekspozim të dyshimtë me qarqe serbe/ruse për destabilizimin e vendit etj.

Sipas tij, vendimi do shpallet në vjeshtë.

Gjithashtu ai shkruan se kjo është arsyeja pse zyrtari amerikan nuk e takoi Metën.

“Ju thoni pse Reeker gjeti kohë të takonte stërmbesën e Zogut dhe nuk kishte për të takuar Metën?!”-shkruan gazetari.



Më të lexuarat