Prapaskena

Ekzekutoi burrin pasi e torturoi për orë të tëra, rrëfimi dramatik i gruas

Publikuar: 02/07/2021

Krimi i rëndë që ndodhi një vit më parë ku gruaja qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, është risjellë sërish në vëmendjen e mediave turke. Nga ky krim janë raportuar detaje të reja, ku gruaja ka treguar se ngjarja ndodhi pasi ishte torturua gjatë gjithë natës nga burri i saj, i cili e kishte zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.

Melek Ikep vrau me çifte bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte. Pas krimit, gruaja thirri policinë dhe u dorëzua, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën.

Së fundmi, İpek u dërgua në shtëpinë ku ndodhi incidenti nën mbikëqyrjen e ekipeve të Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të Antalias, dhe ju kërkua të tregonte se si e përdori armën ndërsa ishte e prangosur. Në pamjet e regjistruara në shtëpinë ku ndodhi ngjarja, vlen të përmendet se në kontrollin e bërë nga xhandarja, u gjetën 4 pushkë gjuetie, pak marijuanë në dy kavanoza dhe shumë gëzhoja.

Ajo tregoi për policinë se duart i kishte të prangosura dhe pushka bashkë me fishekun ndodheshin në kuzhinë. Ikpek merr pushkën e lënë në sedilje dhe tregon mënyrën e përdorimit të saj duke vendosur gëzhojat bosh. Ipek, e cila u gjykua në Gjykatën e 3-të Penale të Lartë në Antalia, u la e lirë më 26 Prill, pasi u vendos që nuk kishte “vend për denim”.



Më të lexuarat