Ish-kryeministri Sali Berisha tashmë do të jetë i pranishëm virtualisht edhe në rrjetin social Twitter.
Menjëherë pas shpalljes “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë, Berisha intensifikoi postimet në rrjetet sociale, kryesisht duke rikujtuar momente nga takimet e tij me zyrtarë amerikanë gjatë kohës që ishte në pushtet.
Së fundmi Berisha ka vendosur të jetë në Twitter, një rrjet social që përdoret pak nga shqiptarët, por ku ndodhen personazhe të rëndësishëm publikë, politikanë, diplomatë nga mbarë bota.
“Miq, sot kam nisur komunikimin me ju edhe ne rrjetin social Twitter! Ky eshte linku i faqes time zyrtare ne Twitter! Sb”, shkruan Berisha nw Facebook.