Prapaskena

VIDEO/ Ylli i MMA “plas në tokë” klientin në një lokal: Ishte për vetëmbrojtje

Publikuar: 30/06/2021

Ylli i Arteve Marciale Mikse, Joe Schilling, shpërndau në rrjetet sociale një video të tij, ndërsa godiste me grushte një person në një lokal që sipas tij përdori fyerje raciste dhe e kërcënoi me jetë.

Videoja shokuese tregon Schilling, ndërsa godet 31-vjeçarin, Justin Balboa, në një lokal në Fort Lauderdale, Florida, pasi ky i fundit i tha diçka, ndërsa sportisti e shtyu teksa kalonte.

Schilling u kthye direkt dhe pa paralajmërim qëlloi dy herë 31-vjeçarin, i cili i papërgatitur, rrëzohet në tokë.

Luftëtari mundohet të justifikohet se e sulmoi Balboan pasi e kërcënoi dhe qe një akt vetëmbrojtje, por Balboa mohon gjithçka dhe për këtë arsye bëri dhe një kallëzim në polici për incidentin.



Më të lexuarat