Prapaskena

Del video kur Pjerin Ndreu u ndalua nga policia në Serbi dhe kërkonte falje, policët shqiptarë i quajti “barkderra”!

Publikuar: 30/06/2021

Efektivë të Patrullës në Policinë e Lezhës, kallëzuan në Prokurori kryebashkiakun socialist Pjerin Ndreu, pasi ky i fundit i kishte penguar të shoqëronin biznesmenin Vladimir Gjekaj, ndërsa tekstualisht ju kishte thënë “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”.

Lajmi u publikua dje me shpejtësi në media, bashkë me kallëzimin e policëve të ofenduar nga bizesmeni-pronar i Hotel Frojd Vladimir Gjekaj dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit reagoi dje, por në vend që të kërkonte falje, e çoi dhe më tej skandalin duke i ofenduar për së dyti policët.

Në një reagim zyrtar, Pjerin Ndreu i quante policët lezhjanë “barkderra”, “me bark të fryrë nga birra”.

Ndërkohë, ne po risjellim një video të regjistruar tre vite më parë nga një qytetar serb dhe e publikuar në mediat vendase, ku Pjerin Ndreu i shoqëruar nga zyrtarë të PS janë ndaluar në Beograd sepse kishin bërë me duar simbolin e shqiponjës, para institucioneve shtetërore serbe.

Fillimisht Pjerin Ndreu ka dashur të mbrojë veprimin e bashkudhëtarëve të tij, por më pas aty u mblodhën disa policë, këta sigurisht për kryebashkiakun e Lezhës nuk ishin “barkderra”, ndaj ai u detyrua të kërkonte falje, shkruan newsbomb.al. Një ish-zyrtar i lartë i Policisë shqiptare i katapultuar në politikë, që u detyrua t’iu kërkone falje kolegëve serbë.

Ata shqiptarë, të cilët i ndaloi të bënin punën duke mos lejuar shoqërimin e biznesmenit Vladimir Gjekaj, i quan “barkderra”. Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu.



Më të lexuarat