Prapaskena

I vdiq vajza bashkë me familjen në aksident/ “Çfarë më bëre oh Zot”, nëna mes lotëve: M’u helmua shpirti!

Publikuar: 29/06/2021

Fjalë që prekin zemrat e të gjithëve. Dhimbja e një nënë që ka humbur të shtrenjtit e saj në një aksident tragjik, vajzën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 25 qershor, në aksin Fier-Vlorë. Nga vendi ku po mbahet protesta në Fier, ku familjarët dhe qytetarët kërkojnë drejtësi për zbardhjen e ngjarjes, nëna e Silvana Gushit kërkoi drejtësi nga shtetit që drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet I.M., të merrte dënimin e merituar.

“Oh çfarë më bëre! Oh Zot. Preke atë fëmijë, ça më bere. 3 vajza dhe një djalë, ça më bere?! Ku janë vajzat e mia, ku është djali im. Jam vrarë shumë shpirtërisht. Bëj thirrje të gjithë popullit ngado që janë, nënave, baballarëve, ju lutem shumë për këta çuna që i lënë të bredhin vend e pa vend, që të marrim jetën e fëmijëve që i kemi rritur me halle. I lutem shumë qeverisë që të marrin masa, se 4 fëmijët sot po hanë dhe. Nëna ka 5 ditë që është helmuar dhe tërë jetën e helmuar. Më mbyllën derën e vajzës. Vajza ime erdhi tek prindërit me pushime, si gjithë emigrantët dhe i la kockat nga një fëmijë, i cili nuk është djalë i edukuar. Sepse ai djalë nuk e meriton që të jetë djalë nënë dhe babai pasi nëse është me norma, të vëri dorën në zemër dhe t’i thoshte kësaj nënë një llaf. Ka 5 ditë që më kanë vdekur fëmijët dhe nuk më kanë thënë një llaf. Ça prindi është ky?

Ça nenë është kjo? Po t’i kishin vdekur asaj 4 fëmijë ça do bënte kjo nënë? Ju lutem shumë kryeministrit, presidentit, avokatit, doktorit, dhe të gjithë botës, që të ngrihen në revoltë dhe të ngrihet drejtësia në vend. Sot e pësova unë, nesër do ta pësojnë nënat e tjera. Siç e kanë pësuar. Kjo do të vazhdojë, pasi këtu nuk ka drejtësi. Këtu është paraja, nuk është drejtësia. Prandaj vajza ime ishte e thjeshtë, burrin e kishte të thjeshtë, kishte dy vajza të edukuara dhe kishte shkuar në emigrim për t’u ushqyer. I morën jetën këta rrugerçërisht, maskarenj, Nënat të gjitha të më dëgjojnë t’ju flasin fëmijëve. Mos t’ju japin makina të shtrenjta 100-200 mijë euro, por t’i edukojnë, t’i japin shkollë e t’i bëjnë me edukatë.

Po t’i kishte ndodhu asaj nënë ça do bënte ajo?! Më është helmuar kocka, shpirti. Po prisja vajzën të më bënte pushimet. Vetë e di si i kam rritur, me halle plotë. Herë pa ngrënë. I bëj thirrje rrethit të Fierit, Tiranës e Durrësit, gjithë Shqipërisë dhe botës. Jam e vrarë. Nuk e di. Ju lutem shumë nëse flas ndonjë fjalë, por jam nënë. Unë nuk dua më t’i pres. Për ça i dua, sot është vonë. Të më vinte në derë ai babai dhe sikur plumbin të më nxirrte, unë nuk do e vrisja. Unë nuk jam hakmarrëse. Nuk ia prisja kokën, dua drejtësi. Siç po hanë dhe 4 fëmijët e mi, dhe ai të shkojë atje ku e meriton. S’jam për hakmarrja, dua ligjin. Siç e meriton. Edhe djali im të kishte bërë atë gjë, atje të kalbej siç e meriton (në burg) se mori 4 jetë. Mori në dhëndër 44 vjeç, më mori vajzën 34 vjeçe, më mori mbesën 14 vjeçe, më mori mbesën 9 vjeçe. Mezi i kam rritur. Ju lutem shumë!”, tha nëna.



Më të lexuarat