Prapaskena

Zvicra e shqiptarëve rrëzon Francën dhe kualifikohet në çerekfinale, ‘gjelat’ bien në frymën e fundit të penalltive, Mbape…

Publikuar: 28/06/2021

Surprizë dhe përmbysje e madhe. Zvicra ka eleminuar sonte në një sfidë dramatike dhe emocionuese Francën. Mbrëmja ishte e çmendur.

Zvicra rrëzoi eliminon Francën me penallti (5-4). Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 3-3, ndërkohë që “ruleta ruse” e penalltive iu buzëqeshi helvetëve.

Kilian Mbape ishte ai që gaboi nga pika e bardhë, duke nxjerrë “gjelat”, jashtë Europianit.

Ndërkohë, për sa i përket Zvicrës, pas këtij kualifikimi heroik, në çerekfinale e pret Spanja, ku do të përballet me iberikët e Luis Enrikes.

 



Më të lexuarat