Prapaskena

U vra gjatë përplasjes me armë në Velipojë, 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi të atin në mënyrë tragjike disa vite më parë, iu mbyt në Drin

Publikuar: 28/06/2021

Musaen Zeneli, i cili u vra nga përplasja me armë në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh, në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë.

Para disa vitesh babi i 20 vjeçarit të ndjerë ishte mbytur në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë.

Vrasja e 20 vjeçarit Zeneli mbrëmë preku zemrat e të gjithëve pasi u konsiderua si viktima më e pafajshme e kësaj masakre me 4 të vrarë.

I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier.



Më të lexuarat