Prapaskena

Tjetër viktimë në vend, benzi përplas traktorin,humb jetën pasagjeri

Publikuar: 28/06/2021

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Prrenjas, ku mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 125 MB është përplasur me një traktor. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri që qëndronte në gabinën e traktorit.

I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i traktorit i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sakaq, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Më të lexuarat