Shezlonget bëhen shkak për një tjetër konflikt, ne jug te vendit përsa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezlone të një bisnzei të vogël që operonte në atë plazh.
Burime bëjnë me dije se djegia ka qënë e qëllimshëme dhe shkak mund të jete bere konflikti i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca!
Shezlongët e djegur raportohet të kenë qenë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domi, i cili sapo kishte marrë lejen për t’i hjapur ditën e nesërme.
Ndërsa në dëshminë e tij në polici, ai mësohet të ketë thënë: Nuk mund t’i vë gishtin askujt. Ka pasur pakënaqësi kur nisa shfrytëzimin er plazhit për biznesin tim.