Prapaskena

Video/ Pamje nga vendi ku ndodhi ‘kasaphana’ në Velipojë, ambulanca, furgonë policie e mjete të blinduara

Publikuar: 27/06/2021

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pak pas mesnatës në Velipojë, ku 4 persona u vranë dhe u plagosën 2 të tjerë, një prej tyre minoren.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vend për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Në vend ka qenë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, teksa specialistë të kriminalistikës kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Po kështu në vend ka qenë dhe një makinë e blinduar e policisë, ndërsa në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.



Më të lexuarat