Përsa i përket masakrës së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u plasosën dy të tjerë, kanë filluar hetimet dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.
Ndërkoëh janë arrestuar të plagosurit, Hasan Ferracaku i cili ishte vëllai i pronarit të hotel ‘Fantazia’ i që mbeti i vrarë në atentat dhe nipi Elmilind Dyli, vetëm 17 vjeç.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 3 persona të cilët janë vëllezër dhe janë djemtë e Hasan Ferracakut i cili ka mbetur i plagosur. Dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë dhe më pas janë arratisur. Të shpallurit në kërkim janë: Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Besar Ferracaku, të cilët mendohen të kenë qenë të pranishëm gjatë gjithë kohës në ngjarje.
Kujtojmë se në ngjajrjen e ndodhur në Velipojë mbrëmjen e djeshme, si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, pronar të hotelit dhe kamarieri Myzerim Zeneli i cili vetëm dje kishte nisur punë, ndërkohë që nga pala tjetër viktimë mbeti pronari i hotel ‘Fantazia’, Kujtim Ferracaku, ndërsa të plagosur mbetën vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe nipi Elmilind Dyli, vetëm 17 vjeç.
Plagët më të rënda i ka marrë ky i fundit, i cili pritet që t’i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës në Tiranë. Burime të pakonfirmuara thonë se atij pritet që ti hiqet njëra prej këmbëve, si pasojë e dëmtimit që ka marrë nga plumbat.